Erion Veliaj: Olsi Dado më ka ndaluar çdo takim! Më kërkon llogari për një makinë që bleu vjehrri para se të ndërronte jetë! Unë kam lëvizur me biçikletë, jo me Range të kuq si Ols Kingu

0
image

Në postimin e sotëm në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar edhe një tjetër akuzë të ngritur nga prokurori Ols Dado mbi një makinë të blerë nga vjehrri i tij i ndjerë, Arben Jakov Xoxa. Veliaj e ka quajtur këtë një spekulim të pabazuar dhe një tentativë për të manipuluar opinionin publik nga ana e prokurorit Dado.

Veliaj sqaron me detaje se makina në fjalë është blerë nga vjehrri i tij në Gjermani dhe më pas është rishitur nga një i afërm i familjes.

“Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar – dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton.

Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!! Ju betohem, nuk tallem! Është për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados”, ka sqaruar Veliaj.

Veliaj ka ironizuar akuzat, duke theksuar se kjo është një përpjekje absurde për të fabrikuar akuza ndaj tij.

“Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit? 

Nuk jam as “Xhixh Merimonga” – gomistieri ikonik i humorit – që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine.

Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh – i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pisanjos dhe karagjoz”, deklaroi Veliaj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading