Blushi: Çeta rilindëse që mori oeng GJKKO, ka marrë peng këshillin bashkiak të Tiranës

0
image

Kryetari i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka hedhur akuza ndaj qeverisë socialiste. Ai u shpreh se çeta ‘rilindase’ që sulmoi GJKKO ka marrë peng Këshillin Bashkiak.  “Çeta e atyre njerëzve që rrethuan gjykatën ditën kur do të jepej masa e arrestimit me burg ndaj Veliajt, sot konsumuan një tjetër krimin, duke shkelur jo vetëm ligjin dhe rregulloren, por edhe duke mos pranuar të shqyrtojnë dhe të hedhin në votim kërkesën e opozitës së vërtetë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, që në rrugë zyrtare dhe institucione e kishin dorëzuar këtë kërkesë.

Edi Rama sot ngarkoi dhe urdhëroi zv/ministrin e Brendshëm të drejtonte mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të dhënë mesazhin se në këtë mbledhje do të ndalohej me dhunë një e drejtë ligjore e opozitës, kërkesa për mocion me debat, për një ish-kryetar bashkie i cili ndodhet sot në arrest, jo për aferat e përbindshme si inceneratori që nuk ekziston, tek ‘5D’, vrasja e Ardit Gjoklajt përgjegjës për të cilën ai është, por për shpenzimet e luksit të bashkëshortes së tij, që në vlerësimin e opozitës është vetëm maja e ajsbergut të krimeve që ai ka bërë.

Meqë ai nuk është më kryetar bashkie, Edi Rama solli zv/ministrin e Brendshëm për të drejtuar me çizme mbledhjen e këshillit bashkiak dhe siç u informuat kjo mbledhje përfundoi pa hedhur në votim asnjë kërkesë të opozitës, ku thelbi qëndron pikërisht te mocioni për shkarkimin e një kryetari bashkie, që nuk ka më asnjë të drejtë të drejtojë as një sekondë më tepër këtë institucion dhe jo më tani që ndodhet i izoluar në qelitë e Durrësit, nga vazhdon të vjedhë sërish’, tha gjatë fjalës së tij, Tedi Blushi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading