Përplasket politikë SPAK. Gazetari. Janë viktima të sistetimit që krijuan vetë

0
image

Analisti Mentor Kikia komentoi përplasjet mes politikës dhe sistemit të drejtësisë, duke theksuar se reagimet e politikanëve kundër SPAK janë të motivuara nga frika e goditjeve të fundit ndaj tyre.

Ai vuri në dukje se tani, kur drejtësia ka nisur të prekë njerëz të politikës, ata po përdorin hallet e qytetarëve për të diskredituar sistemin.

Sipas Kikisë, të gjitha palët politike ndihen të kërcënuara dhe përpiqen të mbrohen, ndërsa më parë nuk kishin treguar asnjë shqetësim për padrejtësitë që u bëheshin qytetarëve të zakonshëm.

‘Po dalin zbuluar shumë maskarallëqe në sistemin tonë juridiko-politik, sepse politikanët, dhe më konkretisht qeveria, po përdorin disa kauza për të treguar sa i keq është sistemi i drejtësisë. Sot, kemi arritur në një pikë ku armiku i armikut tim është miku im, sepse drejtësia është ajo që ka mbushur burgjet me hallexhinj. Dhe për ta justifikuar këtë lloj drejtësie, ata kanë mbajtur fjalime se shteti është i barabartë për të gjithë: kush nuk paguan, shkon në burg, kush shkel ligjin, shkon në burg.

Dikush e mbulon me gazeta të vjetra dhe është e shemtuar, dikush e mbulon me letër të bukur dhe fshinë me fjongo, por brenda ka bomba. Të dyja palët janë kundër SPAK-ut, i cili ka shumë mëkate dhe rreziqe për t’u shndërruar në polici gjyqësore, por politika është në hall të madh, sepse i ka vajtur uji te prapanica dhe po përpiqet të mbrohet me viktima. Vërtet. Viktimat e kësaj drejtësie, kur ishin viktima, nuk gjetën kurrë avokatin, as avokatin ligjor, as politik, as shtetëror”, tha Kikia.

Po kur ai që vrau veten në burg, sepse nuk kishte para për të paguar dritat dhe la tre fëmijë jetim, ku ishin këta? Përkundrazi, jo vetëm që mbyllën gojën, por edhe gojën e mediave që i kontrollojnë, dhe këto lajme u zëvendësuan me ceremoni përurimesh dhe tunele që hapeshin nga të gjitha anët. Ky lloj servilizmi politik, sot, u ka shpërthyer në derë, dhe ne kemi fatkeqësinë ta dëgjojmë. Ky është problemi dhe ne duhet të përpiqemi t’ua shpjegojmë të tjerëve se çfarë është kjo’, tha Kikia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading