Gjykata refuzon t’i kthejë telefonin Erjon Veliajt

0
image

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar në momentin e arrestimit. Veliaj pretendonte se telefoni i tij është sekuestruar në mënyrë të paligjshme në momentin që u arrestua në zyrën e tij si kryebashkiak i Tiranës në datën 10 shkurt.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës përballet me disa akuza për veprën e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv”, “Pastrimin e produkteve të veprës penale” dhe “Fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurisë”.

Ndaj Veliajt është miratuar masa e sigurisë “arrest me burg”. Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj.

Zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj para arrestimeve.

Etiketa: bashkia e TiranescelulariErjon Banierjon veliaj

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading