Durrës. Mbetjet toksike. Rrjeti i Bazelit kritikon prokurorinë e Durrësit.

0
image

Rrjeti i Aksionit të Bazelit ka shprehur shqetësimin se Prokuroria e Durrësit nuk po e heton çështjen e mbetjeve toksike në mënyrën e duhur, pas 12 javësh që nga kthimi në Shqipëri i anijes “Moliva” me 102 kontejnerë të dyshuar me mbetje të rrezikshme.

Sipas Rrjetit, mungon transparenca dhe hetimet janë bllokuar, ndërkohë që Prokuroria ka vendosur në sekuestro kontejnerët pa dhënë informacion të mjaftueshëm për avancimin e hetimeve.

Kritikave i është shtuar refuzimi i Prokurorisë për të pranuar analizat nga laboratorë të pavarur evropianë dhe dëshmitë e ofruara nga BAN për këtë rast.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading