Shpërthim me eksploziv në një fabrikë sallami natën në Fushë-Krujë

0
image

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në lagjen e ish-grumbullimi të Fushkrujës.

Sasia e eksplozivit, që dyshohet të jetë rreth 200 gramë, ka shpërthyer pranë pjesës së jashtme të një fabrike sallami në pronësi të shtetasit Dorjan Miri.

Në momentin e shpërthimit, në fabrikë nuk ndodhej askush dhe fatmirësisht, nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Fabrika është një biznes familjar, ku prej 30 vitesh punojnë anëtarë të familjes së Dorian Mirit, të cilët nuk kanë pasur probleme apo konflikte me njeri.

Nuk dihen ende shkaqet apo autorët e kësaj ngjarjeje, e cila ka tronditur jo pak pronarët dhe fqinjët.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading