“Vetëvendosje” hedh dyshime: Ka pasur manipulime në votën e diasporës

0
image

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me procesin e numërimit të votave me postë të sjella nga diaspora.

Ai ngre shqetësime për parregullsi të shumta dhe se shpallja e qindra fletëvotimeve si të pavlefshme, pavarësisht qartësisë së votës së qytetarëve, është vetëm një nga problemet e evidentuara.

Rama thekson një rritje të pazakontë të votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në votimin me postë, e cila bie ndesh me rezultatet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike. Ai ka sjellë rastin që ka ngjallur veçanërisht dyshime, ai i kandidatit të LDK-së, Hysen Çekaj.

“Në Kosovë, ai ka marrë 11,268 vota, ndërsa nga votimi në ambasada vetëm 98. Megjithatë, pas numërimit të votave me postë, ai renditet i treti më i votuar me mbi 12,000 vota” – shkruan Rama. 

Përfaqësuesi i “Vetëvendosje” pretendon se një model i përsëritur votimi, i dokumentuar nga vëzhguesit e saj, tregon se një grup i organizuar ka manipuluar procesin.

LVV thekson se sipas këtyre vëzhgimeve, fletëvotimet përmbajnë një strukturë të njëjtë votash për disa kandidatë specifikë të LDK-së, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e tyre.

“Për shembull, në komunën e Skenderajt, numri i votave të LDK-së nga diaspora (497) tejkalon atë të votave të fituara brenda Kosovës (419), një shpërputhje e pazakontë. Po ashtu, ndonëse Çekaj jeton në Shtutgard, aty ka siguruar vetëm 33 vota, ndërsa në ambasadat dhe konsullatat e tjera në Gjermani, shifra është shumë më e ulët” – shkruan Rama.

Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar këto dyshime në polici dhe prokurori, por deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim nga organet e drejtësisë. Sipas kësaj partie, është e domosdoshme një hetim i thelluar për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading