Berisha: PD në pushtet do të financojë ndërtimin e qindra HEC-eve në vend

0
image

Në një takim të prezantimit të programit për energjinë, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se partia që ai drejton do të ketë një tjetër politikë në këtë sektor sapo të vijë në pushtet. Berisha tha sae “vendi ka potencialin për ta dhënë energjinë me çmimet më të arsyeshme se çdo vend tjetër”.

Për këtë, tha kreu i PD-së, do i rikthehemi me shpejtësi “nxitjes së prodhimit nga të gjitha burimet e pashtershme të Shqipërisë” Berisha mbrojti ligjin për ndërtimin e HEC-eve që sipas tij ndezi një garë të fortë. 

“Ne do rikthehemi ndërtimit hidrocentraleve të mëdha, të mesme, të vogla dhe shumë të vogla. Me praktikat më të shpejta, më të leverdishme. Ne kemi një platformë që të mundësojmë të kreditojmë, të financojmë ndërtimin e qindra e qindra HEC-eve e në mos më shumë” – tha Berisha.

Ligji i miratuar nga PD në pushtet u anualua kur PS mori qeverinë. Por Berisha këmbëngul se ligji ishte “i drejtë, transparent dhe ndershëm”. Sipas tij PS e “përmbysën dhe e zëvendësuan me praktikat e pakërkuara, praktikat kryekëput korruptive”.

Kreu i PD-së u shpreh se forca e tij ka “një platformë në të cilën ne do inkurajojmë sektorin privat të investojë me përparësi në burimet ujore, eolike, diellore të vendit. Por, ne do nxisim prodhimin e energjisë nga gazi, termocentralet. Shqipëria duhet të jetë një eksportues i fuqishëm energjie dhe jo burimet e saj të pashterrshme të atë mos marrin vlerën që meritojnë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading