Durrës. Aksident i rëndë te Shkëmbi i Kavajës. Ambulanca përmbyset në asfalt.

0
image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e ditës së enjte, në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, një ambulancë është përmbysur në autostradë duke krijuar një trafik të rënduar në rrugën interurbane që të çon drejt Durrësit.Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca të tjera nga Durrësi për të dhënë ndihmën e nevojshme.Sipas burimeve, ambulanca që ishte nisur nga Berati për të transferuar një grua 65-vjeçare drejt Tiranës. Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e policisë dhe ekipet e shërbimit mjekësor janë angazhuar në vendngjarje për të siguruar dhe menaxhuar situatën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të rikthyer normalitetin në trafikun e zonës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading