Rama:Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit kanë rëndësi të madhe
Kryeministri Edi Rama mblodhi dje grupin parlamentar të Partisë Socialiste në selinë e Kuvendit. Në një komunikim të hapur me mediat Rama vlerësoi para deputetëve rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit, të cilat siç tha zhvillohen në një kontekst gjeopolitik të jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në BE.
Rama: Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme. Rezultati është më shumë se rezultat i partive politike dhe më shumë se fitore e PS në vetvete. Për ne ka qenë gjithmonë e rëndësishme të fitojmë zgjedhjet. Në 11 maj rezultati i zgjedhjeve ka një peshe mbi të ardhmen e madhe të vendit më të madhe se sa kanë pasur zgjedhjet e tjera.
Për herë të parë qekur unë kam qenë në krye të PS është hapur një dritare për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.