Detajet nga brenda gjyqit. Avokatët e Erion Veliajt përfundojnë mbrojtjen

0
image

Vijon prej rreth 4 orësh seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe për katër biznesmenët e tjerë ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie.

Deri më tani, kanë përfunduar mbrojtjen avokatët e kryebashkiakut, Ermir Beta dhe Artur Selmani. Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shfuqizim të masës arrest me burg ose një masë më të butë sigurie, me argumentin se nuk mund të prishë provat.

Edhe pse nuk u lejua të futej në sallën e gjyqit, sipas mediave, pranë Apelit të GJKKO është edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj.

I pranishëm në seancë këtë të martë është edhe biznesmeni Elman Abule dhe aktualisht po flet avokatja e tij Romina Zano, të cilët po ashtu do bëjnë mbrojtjen përpara gjykatës.

Mbetet për të folur edhe biznesmeni Shkëlqim Fusha bashkë me avokatin e tij, si dhe avokati i Gentian Sulës dhe i Meriman Palushit, pasi vetë biznesmenët nuk janë paraqitur.

Në përfundim të mbrojtjes, Prokuroria e Posaçme do japë qëndrimin e saj sa i përket kërkesave të avokatëve që kanë ankimuar masën. Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi.

Seanca e kësaj të marte pritet të zgjasë disa orë, ku më pas gjyqtari Engert Pëllumbi do tërhiqet në dhomë këshillimi për të shpallur më pas vendimin, nëse do lërë në fuqi vendimin e datës 12 shkurt të GJKKO apo në rast se do ndryshojë vendimin e shkallës së parë.

Kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading