Erion Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO për t’u njohur me vendimin, kërkon lirimin nga burgu

0
image

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Apelit të GJKKO, kur pritet të njihet edhe me masën, pas ankimit që ai i ka bërë arrestit me burg. Diten e djeshme dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye, seanca u shty për sot.

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë “Arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës duhet të shfuqizohet dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Avokati Beta ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët. Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në të njëjtën seancë janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje. Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën masën detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading