“Ethe” kandidimi në selinë blu. Sot Berisha vendos për emrat.

0
image

Partitë politike janë në limitet e kohës për të vendosur emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e listave është sot (12 marsi). Edhe në kampin e demokratëve, vulën e fundit e ka Berisha, i cili pasi zhvilloi primaret u tall me demokratët, duke thënë se rezultati i primareve nuk është detyrimisht faktor që ndikon në futjen apo jo të kandidatëve në lista. Dhe kjo tregohet qartë me lëvizjen që pritet të bëjë Berisha në qarkun e Durrësit, ku pritet që në listë të mbyllur të vendosë Floriana Garon, e cila mori vetëm 32 vota në procesin e primareve. Vend të sigurt në këtë qark ka edhe drejtuesi politik Oerd Bylykbashi, Igli Cara dhe kandidati i PAA Artan Luku. Në listë të hapur pritet të kandidojë ish-prokurorin Arjan Ndoj, i cili i shpëtoi një atentati në 2019 teksa ishte në makinë me Rrumin e Shijakut.

Në listë të hapur pritet edhe deputetja Andia Ulliri apo Aulon Kalaja. Por “Ethe” ka edhe për qarkun më të rëndësishëm Tiranën, që prodhon plot 37 mandate. Në listën e sigurt të Tiranës përfliten besnikë të Berishës, si Belind Këlliç, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka apo Jozefina Topalli. Edhe vetë Berisha me gjasë do të jetë në listën e Tiranës bashkë me të besuarit e tij. Ndërkohë, dhe pse Hysen Kadiu dhe Ilir Alimehmeti u shpallën më të votuarit në Tiranë nga Primaret, emri i tyre nuk është në listë. Në pikëpyetje qëndron edhe emri i Jorida Tabakut, e cila në Primare arriti të merrte rreth 650 vota. Nga 8 vende që kanë në listat e mbyllura, në Tiranë  4 vende pritet të shkojnë për aleatët. Tedi Blushi i Partisë së Lirisë në listë të sigurt në Tiranë, ndërsa në pikëpyetje është Erisa Xhixho që mund të spostohet në Fier, pasi Ilir Meta deklaroi se do të kandidojë në listë të hapur duke refuzuar ofertën e Berishës që i kishte premtuar një vend në listë të sigurt

Bashkë me 2 përfaqësues të Partisë së Lirisë në Tiranë pritet të jenë edhe 2 aleatë të tjerë, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi duke zënë jo pak, por 1 të tretën e listës së mbyllur e cila i çon pa votim preferencial në parlament kandidatët për deputetë. Megjithatë gjithçka do të vendoset sot, pasi Berisha ka planifikuar një mbledhje të Kryesisë dhe më pas të Këshillit Kombëtar. Kryesia do të mblidhet në orën 17:00 dhe Këshilli Kombëtar në orën 19:00.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading