Kjo natë – poezi nga Syrja Kurti

0
image

Kjo natë

lodhur sonte nga ftohtësia e vetmisë sime

mantelin e saj të zi më hedh krahëve,

pastaj diçka pëshpërit me erën

që hipur mbi kuaj terri

niset për të prishur qetësinë e guackës tënde zëpake

me jehona të largëta të sjella nga yjësi të padukshme

që shtrydhin brenda syve të tu një yll të bardhë,

dhe nga galaksi paemër tinguj këmbanash bien si në një lutje

për të flakur tej frikën e dyzimit tënd .

Kjo natë

sonte erën sjell brenda nesh

për të na puthur shpirtrat

që të na zbresë nga trenat e të pamundurës

duke na prekur me duar siluetash paformë

që të trimërohemi,

për të mos mos u trembur nga njerëzit që nuk kënaqen kurrë

dhe që nuk gjejnë qetësi asnjëherë,

as me veten por as dhe me të tjerët

sepse çfarëdo që të bëjmë ne

ata po njësoj do të sillen gjithmonë,

prandaj të dehemi duke trokitur gotat me hijet e kësaj mbrëmje të vonë

ulur në tryeza ëndrrash

duke pirë gllënkat e mëkatit tonë.

S.K.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading