GJKKO jep dënimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

0
image

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, duke e dënuar me 2 vjet e 20 ditë burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

SPAK kishte kërkuar një dënim prej 3 vitesh burg në pretencën e dhënë për ish-kryebashkiakun.

Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e dy pronave të përfshira në këtë çështje, me një sipërfaqe totale prej 10 mijë metrash katrorë në zonën e Dhërmiut, të cilat do të kalojnë në favor të shtetit.

Ndërkohë, apartamenti i sekuestruar si pjesë e hetimeve do t’i kthehet shtetasit Gentian Sula, sipas vendimit të gjykatës.

SPAK e ka akuzuar Jorgo Goron dhe dy ish-drejtorët e Bashkisë Himarë, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, për përfshirje në dy raste të tjetërsimit të pronave në Dhërmi:

Në rastin e parë, prokuroria pretendon se Goro dhe vartësit e tij kanë dërguar në institucionet shtetërore dokumente të falsifikuara për një pronë prej 5,500 metrash katrorë, duke mundësuar regjistrimin e saj nga pronë shtetërore në pronësi private.

Në rastin e dytë, Goro dhe izh-zyrtarët loaklë dyshohet se kanë ndryshuar vendndodhjen e një prone bujqësore prej 5,000 metrash katrorë, duke e mbivendosur mbi një pasuri shtetërore dhe më pas e kanë shitur te investitorët. Pas kësaj, është lëshuar një leje ndërtimi për një kompleks turistik.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading