Durrës. Mbante armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, të riut H. K. iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Ish-ministri ndodhet në “arrest në burg”, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, ndërsa është dënuar me 10 vite burg për aferën e Inceneratorit të Fierit. Ministri Koka me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.
Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje”, njoftoi policia.
