Mrekullia e dëborës ndodh në Norvegji, burri del i gjallë 7 orë pasi e zuri orteku

0
image

Një turist i ngecur nën një ortek bore në Norvegji është nxjerrë i gjallë, gjë që është quajtur mrekulli, pasi kaloi shtatë orë i bllokuar nën borë.

Burri është gjetur i vetëdijshëm nën 1.5 metra bote pas mesnatës në Lyngen.

“Njerëzit që i mbijetojnë një orteku, zakonisht u zihet fryma brenda 10 minutash. Disa mbijetojnë pak më gjatë. Por, shtatë orë është unike në histori”, ka thënë Audun Hetland, nga ekipi i shpëtuesve.

Kristian Midtgard me qenin e tij e gjetën burrin nën borë. “Ishte befasuese që ishte gjallë”.

“Të gjitha statistikat dhe përjetimet thonë se nuk është e mundshme të qëndrosh gjallë kur zihesh nën borë për kaq gjatë”, ka thënë ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading