Shqipëria vendos rekord, 58 deputetë për 1 milion banorë, kalojmë edhe Gjermaninë

0
image

Në një analizë krahasimore, Shqipëria renditet ndër vendet që ka numrin më të lartë të ligjvënësve në raport me numrin e popullsisë.

Në raport me popullsinë rezidente, zgjedhjet e 11 majit do të prodhojnë 58 deputetë për 1 mln banorë.

Një raport tepër i zhbalancuar po të marrim në konsideratë praktikën në vendet e tjera të Europës dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit tonë. 

Gjermania, një superfuqi ekonomike në Evropë e më gjerë, ka vetëm 8.5 deputetë për 1 mln banorë;

Franca po ashtu ka 8.6 deputetë për 1 mln banorë, Italia ku numri i lartë i deputetëve është shpesh temë diskutimi, numëron 10.5 deputetë për një milionë banorë.

Greqia numëron 28 deputetë për 1 mln banorë, por edhe ky numër është thuajse 2 herë më pak se sa Parlamenti i i Shqipërisë.

Sipas buxhetit të vitit 2025, Kuvendi ka në dispozicion një fond prej 1.9 miliardë lekësh, nga të cilat 1.2 mld lekë ose 120 mln euro janë të dedikuar për veprimtarinë ligjvënëse.

Nëse këtë shumë e shpërndajmë mes 140 deputetëve, atëherë një deputet na kushton rreth 7 mijë euro çdo muaj, ku përfshihen pagat, dietat, udhëtimet apo përfitime të tjera

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading