Vazhdojnë replikat, Basha i përgjigjet Ramës: O je më buf se bufi e të vjedhin shokët pas shpine, ose je nona. Po të lë edhe këto 2 paketat”,

0
image

Pasi Rama i ktheu përgjigje Bashës, i cili e ironizoi për “shokët” që kanë përfunduar pas hekurave, si ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të PS, kreu i Demokratëve Euroatlantikë nuk e ka vonuar mesazhin e radhës.

Basha ia ka kthyer duke i thënë se “gjithë jetën ngeli pasagjer” e se timonierët, referencë këtu për ata që firmosin tenderat, i ka tashmë në burgun 313.

“O Rame, pasagjer ngele mër burrë. Si s’të pash njëherë në timon. Apo harrova s’di me i dhonë ti, i japin të tjerët për ty. Masanej firifiu i çon te vendi ti apo jo? Ëëëë… Ku i ke shokët mër Ram.

Ku i ke ata që i veshe në timon. Ata që firmosshin për ty. Mirë një në burg, dy në burg, tre në burg, katër në burg, pesë në burg, gjashtë në burg. Po o mush 313 me shokët e tu me Rame”, thotë Basha në videon e fundit.

Më tej Basha ironizon se kryeministri mund të jetë mashtruar nga ish-ministrat e tij që kanë shkuar në burg për korrupsion, duke gjetur vend këtu ta krahasojë me bufin, referencë që Rama e përdor për kreun e PD, Sali Berisha.

“Ose ti je më buf se bufi dhe të vjedhin shokët pas shpine. Ose ti je nona kësaj pune. Je kreu i Bandës. E Rame, Rame”, shprehet Basha.

Në fund edhe një mesazh i koduar nga Basha: “Kam një porosi po ta le të Çani, këto dy paketat”, thotë Basha, duke lënë të nënkuptohet një arrestim të mundshëm të shefit të qeverisë, pasi shprehja u bë e famshme nga avokati Maks Haxhia kur u burgos ish-ministri Saimir Tahiri.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading