Jam kushëriri i Slobodan Millosheviç! Ai ishte shqiptar, Laert Vasili zbulon historinë në BBVA.

0
image

Një video e pazakontë e aktorit të njohur shqiptar, Laert Vasili, i cili është një nga banorët e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Në këtë video, Vasili gjatë një debati me banoren tjetër, Jozi, bën një deklaratë të habitshme, duke pretenduar se ka një lidhje trungu me diktatorin famëkeq serb, Slobodan Milosheviç.

“…me ish-ministrin e Mbrojtjes të Enver Hoxhës, me Beqir Ballukun. Në rregull? Dhe para se të vdiste, më tha shkoni në Ulqin, se rrjedhin nga Kelmendi, nga Vasot e Kelmendit, nga të cilët rrjedh e din kush? Nga Vasot e Kelmendit e din kush rrjedh? Sllobodan Millosheviqi nga ata që janë serbizuar dhe ne Vasot e Kelmendit zbritëm në jug të Shqipërisë dhe ruajtëm degën tonë në shqip. Kështu që prandaj të thotë vëllai… 7 Marsin vjet e din ku e festova? Në Ulqin, i ftuar nga Dritan Abazoviq”, shprehet ai në video.

Deklarata e tij ka nxitur shumë polemika në rrjet, me përdoruesit që janë shprehur të habitur, pasi nuk e kanë bërë dot lidhjen.

Fisi Vaso, ose Vasoviç dhe ndonjëherë edhe Vasojeviç është një nga fiset më të mëdha me një histori mjaft të pasur dhe kontribute të jashtëzakonshme si në Serbi ashtu edhe në Mal të Zi..Thuhet që janë me origjinë shqiptare dhe se rrjedhin nga Kelmendi por gjithashtu njihen si një nga fiset më antishqiptare.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading