Babë e Bir – nga Elona Caslli

0
image

Babë e Bir

Kush jeton afër zonës së ” Brrylit”, me siguri i ka parë çdo mëngjes, ose çdo pasdite teksa ecin bashkë. I biri ecën i përqafuar me trupin e babës në çdo hap. Edhe në qëlloftë që baba duhet të bëjë pazar, qesen e pazarit e mban në dorën që nuk përqafon të birin.

Janë gjithmonë bashkë. Janë gjithmonë një shfaqje e një dashurie pa kushte, që vetëm një prind mund t’ia japë fëmijës që nuk është njësoj si fëmijët e tjerë.

Nëse do të kisha mundësi, do të vendosja një skulpturë në qendër të qytetit, me tiparet skajshmërisht fisnike të babës dhe shikimin lutës të të birit teksa ndien krahun e babës mbi sup. Skulptura do të quhej ” Babë e bir”

Kjo skulpturë do të shërbente për të na kujtuar se sa e zhurmshme dhe vocërrake është qënia njerëzore në të përditshmen e saj dhe sa e heshtur dhe e madhe është në përmasën e dashurisë dhe të dhimbjes.

Post Scriptum- Sa herë që e shoh këtë pamje

” Babë e bir”, shoh botën të gjunjëzuar para një burri fisnik, i cili ndoshta nuk e di, por në çdo hap që hedh është një leksion i pashembullt force dhe dinjiteti për sytë e çdo kalimtari.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading