Detaje të reja nga mishi me salmonelë, zyrtari i AKU: mishi është shpërndarë në 10 qarqe të vendit

0
image

Drejtori i Menaxhimit të Rrezikut në Autoritetin e Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi, ka ndarë informacione të reja lidhur me procesin e kontrollit të mishit të pulës që u shpërnda në treg me prani salmonelë. Në një deklaratë për mediat, Jorgaqi ka konfirmuar se sasia e këtij mishi është shpërndarë në 10 qarqe të vendit.

Sipas Jorgaqit, janë telefonuar të gjithë operatorët e bizneseve, duke kërkuar që ata të kthejnë mbrapsht produktin dhe ta heqin nga tregu për të mbrojtur konsumatorët. Ai gjithashtu ka theksuar se procesi i kontrollit po vazhdon dhe është tashmë në ditën e tretë, duke arritur deri në qarqet më të largëta të Shqipërisë.

Janë telefonuar një për një operatorët e bizneseve të kthejnë mbrapsh produktin dhe konsumatorët. Sot është dita e tretë që jemi në terren dhe jemi deri në qarqet më skajore. Sasia më e madhe është shpërndarë në Tiranë, për shkak të numrit të lartë të operatorëve të biznesit”, shpjegoi Jorgaqi.

Në lidhje me faktin që produkti ka kaluar kontrollin e AKU-së, Jorgaqi e arsyetoi këtë si një kontaminim natyror të mishit me salmonelën, duke theksuar se nuk ka pasur ndihmë nga strukturat e AKU-së në këtë çështje. Ai shtoi se salmonela është një nga ndotësit më të zakonshëm të produkteve ushqimore, dhe është një problem që duhet trajtuar me seriozitet.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading