Mishi me salmonelë, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo deklaron: salmonela shkaktare e disa sëmundjeve prandaj duhet shumë kujdes

0
image

Mjeku i njohur Tritan Kalo në një postim në rrjetet sociale ka deklaruar se duhet shumë kujdes se salmonela është shkaktare e shumë sëmundjeve dhe nuk duhet nënvlerësuar nga askush.

Me përvojën e gjatë në trajtimin e sëmundjeve infektive por dhe me qyterarinë dhe kulturën që e karakterizon Tritan Kalo është një nga emrat më të njohur të mjekësisë dhe shpesh ndan me ndjekësit e tij informacione të ndryshme .

Ja edhe statusi i mjekut të njohur postuar në profilin e tij në Facebook:

29.03.2025…..Pak informin dhe kulturë mjeksore…..

Salmonella typhimurium është shkaktare e një prej salmonelozave më sëmundje-shkaktuese ndaj dhe duhet bërë kujdes…..

Shënjat e saja klinike me çrregullime të shprehura gastro-intestinale, nuk duhen nënvlerësuar nga askush sidomos nga të prekurit e moshave ekstreme fëminore dhe të moshuarit, ata me probleme kronike si dhe ata me lëndime të sistemit mbrojtës imunitar…..

Është shkaktare e asaj që njihet edhe si “Cholerae nostrum”, në ato vënde ku Kolera nuk është një sëmundje endemike….

Këtë informacion u përcillnim edhe studentëve tanë deri në Korrik 1994, kur Kolera shkaktoj epideminë e saj të fundit në Shqipëri…..

Përpunimi i mirë termik i mishit të pulës, duke e hedhur lëngun e zierjes fillestare disa minutëshe të saj para përpunimit përfundimtar të mishit, e shmang rrezikun e infektimit por njëkohësisht duhet patur shumë kujdes edhe me higjenën e duarve që e kanë prekur atë…..

Parandalimi mbetet kurdoherë më i suksesshëm se mjekimi i rasteve klinike nga infektimi me Salmonella typhimurium….

Mjekimi mbetet i njëjtë me çdo çrregullim gastro-intestinal, për të cilin mjekët tanë janë të mirë informuar dhe të mirë trajnuar…..

AKU është barriera e parë e mos hyrjes në tregun shqiptar të produkteve të kontaminuara nga ky mikroorganizëm, si dhe Autoritetet lokale të Shëndetit Publik janë përgjegjëse për zbulimin me kohë të rasteve autoktone nga infeksione të kësaj natyre…..

Informim, Kujdes por jo Panik!!!!

Together forever and ever🙏🤝🙋🇦🇱🇨🇦

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading