Basha vazhdon replikat me Ramën: Kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën

0
image

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nga Athina tha se bufi i kënetës dhe Luli nuk e donin reformën në drejtësi. Nga një video në makinë, Basha thotë se e di i madh e i vogël se kush e donte reformën në drejtësi dhe se këtë tregoi edhe amnistia për të korruptuarit.

Basha më tej vijon me ironinë duke thënë se Rama e nisi në 2013-ën projektin Shqipëria 313, duke futur në Parlament të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit. Ai më tej ka dhe një mesazh për kryeministrin që të bënte kujdes se edhe shoqet kanë fillu t’ia bëjnë hallvën, sepse 7×7=313

“O Rame, e paske hap prap thesin në Athinë Rame. E di i madh dhe i vogël Rame kush e donte reformën në drejtësi dhe kush jo. Edhe kush i liroi të korruptuarit me amnisti, e ka marrë vesh e gjithë bota. E mër Ram, e nise në vitin 2013 projektin Shqipëria 313. Kush t’i futi në listë ty më Ram të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit? Unë t’i futa, apo i fute vet. Lei përrallat Rame se si ha më njeri. Po kallxo, ku të mbetën shokët Rame dhe kujdes shoqet se kanë fillu me t’bo hallvën. 7×7=313, Rame” – thotë Basha.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading