Borxh i pashlyer – Poezi nga Syrja Kurti

0
image

Sonte kam vendosur të rishoh edhe njëherë lidhjet e mia,

miqësitë

dashuritë,

dhe nga kjo nuk është se pres të ndodhë ndonjë gjë e madhe

në këtë natë të ftohtë me rrënjët e mardhura nga vetmia,

që hëna mundohet më kot

t’ia lyejë sadopak me zbehtësinë e saj.

Por pasi i rimendoj të gjitha

si gjithnjë më ridel diçka mangët ,

një borxh që as dita që shkoi

por dhe shumë të tjera pas asaj prapë nuk mund ta fshijnë

dhe ai rimbetet gjithnjë aty

i pashlyer si dikur,

që të më rikthejë këtë mbrëmje dhe tek të tjerat që më pas do të vijnë

atëhere kur yjet të përgjumen

dhe vegimet e rrugicave prej mëngjesit të shuhen

të kërcej një vals të trishtë me hijen tënde në mur.

(Fundmarsi…)

S.K.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading