Fundi tragjik i 22-vjeçares shqiptare. Ilaria Sula u gjet brenda një valixheje të mbyllur, hedhur në një shkëmb.U vra nga i dashuri filipinas pas ndarjes?

0
image

Ka qenë tragjik fundi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 25 Mars në Romë.

Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, një 23-vjeçar filipinas, por më pas ngjarjet kanë marrë një kthesë dramatike.

Trupi i studentes shqiptare është gjetur brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.

Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas. 23-vjeçari po merret në pyetje në komisariatin e San Lorenzos dhe sipas Il Messaggero, ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading