Lëvizja Bashkë shpalos programin, ja cilat janë shtyllat kryesore sipas Arlind Qorit

0
image

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes ‘Bashkë’, parashtroi disa pika që përmban program i kësaj lëvizje. Ai tha se çdo gjë nis që nga krijimi i një shteti zhvillimor, duke vijuar me ngritjen e disa mekanizmave shtesë, e deri tek pensionet për vendosjen e minimumit jetik.

“Proprozojmë një shtet zhvillimor. Të vihen nën kontroll pasuritë e nëntokës. Të nxisim industrinë përpunuese dhe bujqësinë në Shqipëri, në mënyrë që bizneseve prodhuese tu japim lehtësira fiskale. Gjithashtu, synojmë ngritjen e disa mekanizmave të tjerë shtesë që kanë të bëjnë me politikat parandaluese ndaj korrupsionit. Mendojmë se duhet një ligj i posaçëm për financimin e partive, kjo sepse shohim se edhe në këto zgjedhje, partitë shpenzojnë në mënyrë të çmendur.

Më tej, taksimi efektiv do të jetë më i vogël për çdo pagë deri në 3 milionë lekë të vjetra, dhe pastaj do vazhdojë të rritet për pagat mbi 3 milionë lekë të vjetra. Kur vjen puna tek pensionet, ne kemi në program vendosjen e minimumit jetik që i llogaritur në kushtet e sotme, do duhej të ishte 21 mijë e 168 lekë të reja, pra pensioni minimal duhet të jetë 21 mijë e 168 lekë të reja. Projeksioni ynë është që pensioni mesatar nga 18 mijë lekë të reja të shkojë tek 33 mijë lekë të reja”, tha Arlind Qori.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading