Ferma VIP, Limi përlaset me Yllin : është homoseksual. Ylli nuk e pranon dhe thotë se limi e ka kërcënuar

0
image

Përplasjet mes fermerëve nuk kanë munguar në “Ferma VIP”, edhe pse spektakli ka vetëm pesë ditë që ka startuar. Ishte deklarata e Limit ajo që ndezi gjakrat mes tij dhe Yllit.

Sipas Limit, Ylli është homoseksual, deklaratë e cila është mohuar publikisht në spektaklin e sotëm nga ky i fundit.

Nga ana tjetër, Ylli është shprehur se gjatë një bisede në fermë, Limi e ka kërcënuar.

Pjesë nga biseda:

Ylli: Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet t’a përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gej. Ai më kërcënoi. Më tha: Kur të dalim jashtë, do e shohësh. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im.

Limi: Ylli mu duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe mu duk fallco. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu.

Zhaku: Nuk ka çfarë i duhet Limit. Pse të ndikon seksualiteti i një personi? Çfarë të duhet ty nëse është gej?

Limi: Është e rëndësishme, dua të di kë kam afër.

Zhaku: Ke frikë se të kap me zor natën? Edhe Ylli nuk ka pse justifikohet. Për mendësinë time, nuk i përket askujt seksualiteti i dikujt aty.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading