100 mijë palestinezë në Shqipëri? Rama nuk shkoi në Izrael për një dekoratë dhe për kontrata mjekësore, zbardhen prapaskenat nga shtypi izraelit

0
image

Kryeministri Edi Rama ka nisur dje një vizitë në Izrael, në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel-Aviv, rankuar e 8-ta në botë, me të cilën po jetësohet marrëveshje partneriteti me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi shqiptar kujdesen bashkërisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale. Kryeministri Rama u prit në këtë vizitë zyrtare nga prof. Yitshak Kreiss, njëherësh edhe drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Sheba në Tel-Aviv. Ndërsa sot Rama u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael, nga presidenti Herzog  si një nderim për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre, për tolerancën fetare dhe etnike Por kjo vizitë e zotit Rama në Izrael duket se ka më shumë sesa ajo që u komunikua zyrtarisht. Pas sfondit të një marrëveshjeje për bashkëpunim mjekësor me Qendrën Sheba në Tel-Aviv, e renditur ndër më të mirat në botë,dhe pas medaljes presidenciale kanë nisur të qarkullojnë sinjale për negociata të pazakonta në prapaskenë. Burime jozyrtare diplomatike flasin për një plan që po hartohet larg vëmendjes së publikut, ku Shqipëria si një nga opsionet për strehimin e një numri të madh palestinezësh nga Gaza, konkretisht deri në 100 mijë persona.

Në skenën ndërkombëtare, ndërkohë që Egjipti dhe Jordania raportohen se kanë refuzuar të pranojnë refugjatë nga Gaza, syri i disa aktorëve të fuqishëm duket se është kthyer nga vende si Shqipëria dhe Indonezia. Një postim i gazetarit izraelit Amit Segal në rrjetin “X” pak ditë më parë ngre pikëpyetje të mëdha. Ai përmend se “administrata Trump është në diskutime me Tiranën” për zhvendosjen e popullsisë palestineze.

Ndonëse zyrtarisht Rama vizitoi Qendrën Sheba dhe u prit nga prof. Yitshak Kreiss,dhe më pas u dekorua nga presidenti izraelit, analistë që ndjekin nga afër zhvillimet ndërkombëtare dyshojnë se gjatë vizitës janë zhvilluar kontakte joformale me ndërmjetës të lidhur me rrethin e Donald Trump. Një përkthyes diplomatik, që ka qenë pjesë e një delegacioni të ngjashëm më herët, shprehet se në situata të tilla, marrëveshjet e vërteta nuk ndodhin në sallat zyrtare, por “në darka të vogla, mes buzëqeshjesh dhe fjalësh të nënkuptuara”. Por a po përpiqet Rama të forcojë marrëdhëniet me administratën Trump? A është Shqipëria duke hyrë në një plan të gjerë strategjik pa dijeninë e qytetarëve të saj? Mbetet e paqartë nëse qeveria shqiptare ka dhënë sinjale pozitive apo jo për këtë plan, por fakti që burime izraelite përmendin Shqipërinë si “opsion të realizueshëm” ka ngritur alarmin në qarqe të caktuara. Ndërkohë, për opinionin publik u servir vetëm pjesa e dukshme e vizitës: teknologjia mjekësore dhe qendrat për inovacion në QSUT. Por ajo që nuk u tha është se këto partneritete shpeshherë shërbejnë si urë për qëllime më të mëdha gjeopolitike. A po bëhet Shqipëria pjesë e një plani global që askush nuk ka guximin ta shpallë hapur? A po shfrytëzohet pozicioni i saj gjeografik dhe qeveria e gatshme për të bërë “kompromise” në këmbim të simpatisë ndërkombëtare? Përgjigjet mungojnë. Por hapat janë hedhur heshtur dhe madje me shumë finesë. Pra e gjithw kjo lëvizje tregon se 100 mijë palestinezë mund tw vijnë në Shqipëri për të mbyllur hallet e Edi Ramës.

Gazetari izraelit Amit Segal, përmes një postimi në rrjetin X, referuar burimeve, shprehet se Shqipëria është një nga opsionet ku mund të strehohen këto refugjatë. “Stacioni i radhës – Shqipëria? Administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për zhvendosjen e deri në 100,000 banorëve të Gazës në vend. Burime izraelite besojnë se Egjipti dhe Jordania do të refuzojnë të strehojnë refugjatë dhe pretendojnë se opsione si Shqipëria dhe Indonezia janë më të realizueshme”, shkruan gazetari Amit Segal. Njoftimi nga gazetari izraelit vjen në një kohë kur Donald Trump paralajmëroi banorët e Gazës se mund të largohen drejt Egjiptit ose vendeve të tjera. Nuk dihet se sa gjasa ka të implementohet një plan i tillë, por nëse ndodh, atëherë palestinezët e zhvendosur nga Gaza do i shtohen atyre të opozitës iraniane që janë akomoduar në Shqipëri, apo sirianëve dhe afganëve që u zhvendosën në Shqipëri në pritje të proçedurave për të udhëtuar drejt SHBA. Më herët në Shqipëri u akomoduan edhe ujgurët. Së fundmi në Shqipëri po strehohen edhe emigrantët që kapen në ujrat territoriale të Italisë dhe që presin procedurat e azilit. Për këtë në Shqipëri është ndërtuar një kamp në Gjadër, në kuadër të marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonit. Papk ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza e shkatërruar nga lufta, një sugjerim që u hodh poshtë nga Hamasi, grupi militant palestinez që drejton rajonin dhe u duk se u kundërshtua nga ministri i Jashtëm jordanez. I pyetur nëse kjo ishte një zgjidhje e përkohshme apo afatgjatë për Gazën, ku sulmi ushtarak i Izraelit ka shkaktuar një situatë të rëndë humanitare dhe vdekjen e dhjetëra mijëra personave, zoti Trump tha e: “mund të jetë secila prej këtyre mundësive”. Jordania është tashmë ‘shtëpia’ e disa milionë palestinezëve, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë jetojnë në Egjipt. Të dyja vendet dhe kombet e tjera arabe e kundërshtojnë idenë që palestinezët në Gazë të zhvendosen në shtetet e tyre. Gaza është territor që palestinezët do ta dëshironin si pjesë të një shteti të ardhshëm palestinez. Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për kthimin e kolonëve hebrenj në Gazë, e përshëndeti thirrjen e zotit Trump duke e cilësuar “një ide të shkëlqyer” dhe tha se ai do të punojë për të hartuar një plan për zbatimin e saj.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading