BE i përgjigjet luftës tregtare, miraton kundërmasa ndaj tarifave të Trump

0
image

Bashkimi Evropian ka miratuar kundërmasat e para në përgjigje të tarifave prej 25% të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për eksportet evropiane të çelikut dhe aluminit.

Vendimi u mor pas miratimit unanim të një propozimi nga vendet anëtare të BE-së.

Në një deklaratë zyrtare, Komisioni Evropian theksoi se tarifat amerikane janë të pajustifikuara dhe të dëmshme, jo vetëm për ekonominë e BE-së dhe SHBA-së, por edhe për ekonominë globale në tërësi.

“BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj një zgjidhjeje të negociuar, që të jetë e drejtë, e balancuar dhe me përfitim reciprok për të dyja palët”, thuhet në deklaratë.

Kundërmasat do të hyjnë në fuqi më 15 prill dhe përfshijnë detyrime të reja për mallrat e importuara nga SHBA, megjithatë Komisioni nuk ka publikuar ende detaje specifike mbi produktet e prekura.

BE-ja la të hapur mundësinë e pezullimit të masave nëse Shtetet e Bashkuara bien dakord për një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading