Takimi me gratë dhe vajzat socialiste, kryeministri Rama nuk i përmban ’emocionet’ përballë Spiropalit: Ja ku e keni ‘Mamicën’, është kthyer si hapse dyersh

0
image

Në eventin “Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar drejtuesen politike të Tiranës, Elisa Spiropali, për angazhimin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në Partinë Socialiste. Rama theksoi se gjatë viteve të fundit, Spiropali ka hapur shumë dyer për qytetarët që kanë dëshiruar të angazhohen në politikën e PS-së, duke i dhënë mundësi të reja për të kontribuar.

Për më tepër, kryeministri Rama nuk ka munguar të përdorë edhe ironinë ndaj Partisë Demokratike, duke përmendur kandidatin Hysen Kadiu. Rama e kritikoi tërheqjen e Kadiut nga gara, pasi ai kishte dalë i pari në Primaret e PD-së për qarkun e Tiranës, por nuk pranoi të kandidojë në listën e hapur të Partisë Demokratike, pasi ishte përfshirë në listën e mbyllur.

“Këneta ja gëlltiti Kavajës mu në thellësi të zorrëve të veta fituesin e primareve të gjithë Tiranës, tani mos duartrokisni se është gjynaf ai i shkreti, se ai besoi te primaret edhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat në gojë demokratët e sinqertë të Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qytete 2 deputete në listën e mbyllur, Elisën dhe Ilvën, kryetaren e Kuvendi dhe zv.ministren e turizmit”, tha Rama.

Edi Rama: Ose ja ku e keni Mamicën këtu, që është kthyer si hapëse e dyersh të pahapura prej vitesh nga Kamza në Shkodër me fitore kuptohet dhe tani në Kavajë. Ku unë për veten time mezi pres ta shikoj ça do dali në 11 Maj. Aq më tepër në kushtet kur këneta ja gëlltiti Kavajës mu në thellësi të zorrëve të veta fituesin e primareve të gjithë Tiranës, tani mos duartrokisni se është gjynaf ai i shkreti, se ai besoi te primaret edhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat në gojë demokratët e sinqertë të Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qytete 2 deputete në listën e mbyllur, Elisën dhe Ilvën, kryetaren e Kuvendi dhe zv.ministren e turizmit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading