Dhunë ndaj femrave, recidivist dhe i burgosur për tri vite – zbulohet dosja tronditëse e Jozi Markut në Zvicër
Pas incidentit të rëndë që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, në media kanë nisur të qarkullojnë informacione shqetësuese mbi të kaluarën e tij jashtë kamerave.
Një dosje tronditëse është zbuluar për Jozin, duke hedhur dritë mbi historikun e tij penal për dhunë ndaj femrave, shumë përpara se ai të bëhej pjesë e reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri.
Sipas burimeve të sigurta për “Prive by Liberta Spahiu”, një ish-partnere e Jozit – një grua shqiptare – e ka denoncuar atë për dhunë fizike, teksa dyshohet se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës që ata jetonin bashkë në Zvicër. Pas denoncimit të saj, ai është arrestuar dhe, siç mësohet, ka qëndruar në burg për afro tri vite, nga viti 2020 deri në 2023, pikërisht gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.