Dumani raporton në KLP, Ambasada amerikane konfirmon mbështetjen për SPAK

0
image

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Përtej shifrave që Dumani po prezanton para anëtarëve të Këshillit, vihet re se ai u shoqërua nga përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Disa muaj më parë, kur Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë u aludua për një braktisje të mbështetjes amerikane ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ishte kryeministri Edi Rama që duke folur për rolin e tij si garant i pavarësisë së SPAK deklaroi se “Amerikanët i tërhoqën ushtarët nga SPAK”.

“Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty. Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani?” u shpreh Edi Rama duke konfirmuar hamendësimet për lënien e prokurorisë së posaçme jashtë ndikimit të ambasadës amerikane.

Prezenca e përfaqësuesve të OPDAT dhe të ambasadës në takimin e sotëm tregon të kundërtën, që kjo mbështetje mbetet e njëjtë pavarësisht ndryshimit të administratës në Departamentin e Shtetit. Më herët, Rama ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 11 Majit do të “standartizojë” drejtësinë e re, ndërsa Berisha ka premtuar shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, por vetëm pas një konsultimi me Komisionin e Venecias.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading