Sali Berishës i “kthehet” nostalgjia për diktatorin: Enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste dhe atë ja fali popullit

0
image

Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në njësinë 5 në Tiranë, bëri një krahasim paksa të çuditshëm, pasi sipas tij, diktatori Enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste me 2000 metra katror oborr, por që nuk e regjistroi në emrin e tij, ndërsa Edi Rama ka ndërtuar saraje.

“Ne kemi patur fat të kemi diktatorin më të egër të Europës dhe Europa e quajti atë Hitleri shqiptar i pasluftës. Por të themi të vërtetën, ja ku e ka një shtëpi aty 3-4 katëshe. 

Nuk e rregjistroi në emrin e tij. Nuk e rregjistroi në emër të tij (pra ia la shtetit). Ndërtoi një vilë me një oborr 2000 metra. Kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra” – u shpreh Berisha.

Kreu i PD mesa duket e ka harruar që vila e diktatorit është e sekuestruar nga familja e Qemal Biçakçiut dhe ende nuk dihet me siguri nëse qeveritë e 35 viteve e kanë kthyer tek i zoti.

Berisha vijoi më tej me sulmet ndaj SPAK, duke thënë se refuzuan që të hetojnë sarajet e Surrelit të kryeministrit. 

Sipas tij, më i zoti doli një gjykatës i Gjykatës së Tiranës duke detyruar, siç e quan ai “Skapin e partisë” që të hetojë çështjen.

“E klam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit i ktheu sot Skapit të partisë hetimin për sarajet e Surelit. Aty është një grop e zezë korrupsioni, por Skapistët e transferuan në prokuroinë e Tiranës. 

Prokuroria e Tiranës do të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe kushtetutë është vetëm SPAK-u. S’mundet ta hetojë Prokuroria e Tiranës kryeministrin imunitar. Por SPAK-u sërish e refuzoi. Dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhërioi Skapin që të hetojë çështjen” – tha Berisha.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading