“Patronazhisti tha se vota e parë i takon të majtës”/Kreu i misionit të OSBE për deklaratën e Klosit në Dibër: Si mund ta dijë ai për kë ka shkuar kjo votë?

0
image

Misioni i OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zannier, dhe kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, monitoruan punën me administrimin e votës së diasporës. 

TIRANË- Parku Olimpik në Tiranë është qendra e grumbullimit të zarfeve me votat e emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kjo qendër u vizitua ditën e sotme nga përfaqësues nga Misioni i OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zannier, dhe kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, të cilët monitoruan punën me administrimin e votës së diasporës. 

Duke folur për mediat, Ambasadori Lamberto Zannier u shpreh se procesi për votën e emigrantëve po shkon shumë mirë dhe se gjithçka e përgatitur si duhet. I pyetur për deklaratën e drejtuesit socialist për qarkun e Dibrës, Blendi Klosi, i cili tha se vota e parë e mbërritur nga diaspora, nga Dibra, ishte për PS, Zannier tha: “Nuk e kuptoj se si mund ta dijë z. Klosi se për kë ka shkuar ajo votë.”

“Vota e parë erdhi në Dibër. Patronazhisti jonë tha se vota e parë i takon të majtës. Vota e parë në 1 milion vota që do të marrë  PS, erdhi nga Dibra. Ne ishim ndër qarqet e para për regjistrime nga diaspora.”, u shpreh Blendi Klosi gjatë fjalës së tij në takimin me gratë dhe vajzat socialiste në Dibër. 

Pasditen e djeshme fletët e para të votimit nga diaspora mbërritën në Tiranë. 737 zarfet e votuesve të parë nga jashtë Shqipërisë janë vendosur në Parkun Olimpik. Zarfet e kthyera në KQZ i përkasin zgjedhësve nga qarqet Dibër, Berat, Durrës dhe Elbasan. Procesi i dorëzimit të zarfeve nga operatori i shërbimit postar DHL në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, u krye në prezencën e përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore dhe medias. Administrata e KQZ do të nisë selektimin e tyre, nëse ka dëmtime në zarf dhe më pas do të ndahen sipas qarqeve përkatëse. Përmes një pajisje elektronike do të identifikohet zarfi nga cili shtet vjen dhe cilit qark i takon fleta e votimit, e cila do të hapet më 11 maj kur të nisë procesi i numërimit paralelisht me votën brenda Shqipërisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading