Presidenti Begaj dhe Vjosa Osmani bëjnë homazhe për Papa Françeskun, shoqërohen nga krerët besimeve fetare

0
image

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni madhështore ku morën pjesë udhëheqës shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota.

Në këtë nderim të lartë për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj ishte i shoqëruar nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare shqiptare – mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi – një simbol i fortë i bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, që Papa Françesku e ka vlerësuar veçanërisht gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Përveç Presidentit Begaj, në ceremoni morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali shqiptar Ernest Simoni, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi (Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale), Imzot Arjan Dodaj (Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit), H. Bujar Spahiu (Kreu i Komunitetit Mysliman), Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve), si dhe Gent Kruja (Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë).

Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve shqiptarë në këtë ceremoni ngushëllimi dhe nderimi, përforcon mesazhin e unitetit fetar dhe respektit të ndërsjellë, një vlerë e rrallë që e ka dalluar Shqipërinë në rajon dhe më gjerë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading