Si e favorizon formula D’Hont subjektin e parë zgjedhor në qark

0
image

Formula D’Hont filloi të bëhet e njohur për publikin shqiptar qysh nga prilli i vitit 2008. Atë vit u bë një ndryshim rrënjësor në sistemin elektoral, miratuar nga Berisha (atëherëkryeministër) dhe Rama (atëherë kryeopozitar). Dhe qysh atëherë, formula D’Hont përdoret për ndarjen e mandateve parlamentare mes subjekteve zgjedhore në secilin qark.

Ndryshe nga formula strikte përpjestimore, formula D’Hont favorizon partinë e parë në secilin qark, duke disfavoriazuar partitë më të vogla të qarkut. Më poshtë është një shembull hipotetik, që ilustron këtë favorizim.

Le të supozojmë se një qark ka 4 mandate parlamentare dhe në të garojnë 3 subjekte zgjedhore. Më tej le të supozojnë se Subjekti A merr 26 mijë votë, Subjekti B 17 mijë vota, dhe Subjekti C 8.5 mijë vota (shihni tabelën ilustruese). Me një llogaritje strikte përpjestimore, Subjektit A i takojnë 2.02 mandate, Subjektit B 1.32 mandate, dhe Subjektit C 0.66 mandate. Por meqë në kuvend nuk mund të shkojë treçerek deputeti (apo 1 e një çerek), këto shifra duhen rrumbullakosur. Duke prodhuar kështu shpërndarjen përpjestimore tërrumbullakosur 2-1-1.

Ndërsa sipas formulës D’Hont, që i jep përparësi subjektit tëparë, shpërndarja e mandateve është 3-1-0. Në thelb të kësaj formule të thjeshtë është pjestimi i votave të secilit subjekt me 1, me 2, me 3, dhe me 4 në këtë shembull hipotetik (ky pjestim vazhdon për aq mandate sa mund të ketë qarku). Në fund, krahasohen hërësat e secilit subjekt, dhe subjektet me herësa mëtë mëdhej marrin mandate parlamentare.

Në shembullin konkret, herësi i 3-të i Subjektit A (26000/3=8667) është më i madh se herësi i 2-të i Subjektit B (që është 17000/2=8500) dhe më i madh se herësi i parë i Subjektit C (që është 8400/1=8400). Si rrjedhoje, Subjekti A siguron 3 mandate parlamentare, Subjekti B siguron 1 dhe Subjekti C nuk siguron dot mandat.

Me fjalë të tjera, atë mandat që mund t’i takonte subjektit më të vogël me formulën strikte përpjestimore, e merr subjekti më i madh me formulën D’Hont…

Si e favorizon formula D’Hont subjektin e parë zgjedhor në qark

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading