Pas marrjes në pyetje SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re

0
image

Bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa u paraqit ditën e sotme në SPAK pas thirrjes së prokurorisë. Sipas asaj që raportohet nga gazetarja Klodiana Lala, SPAK i ka komunikuar Xoxës një akuzë të re ndaj saj, atë të fshehjes së të ardhurave.

Xoxa qëndroi në SPAK për rreth 2 orë ditën e sotme, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë ajo u paraqit në ambientet e prokurorisë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading