Dashamir Shehi: Mos e shisni votën! Vetëm në 11 maji shqiptarët janë të barabartë, me 12 do të gdhiheni prapë fukarenj

0
image

Dashamir Shehi, drejtues i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe bashkëdrejtues i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptar që të dalin masivishtë në votime dhe të ndëshkojnë dy partive të mëdha, që sikurse ai u shpreh, bëhen gjithmonë bashkë për interesat e tyre dhe jo të qytetarëve.

“Duhet të thyejnë rrethimin duke votuar ndryshe. Në Zgjedhjet e 11 majit shqiptarët duhet të votojnë Dashamir Shehin, apo çdo parti tjetër që janë në garë në këto zgjedhje. 

Lista është e madhe dhe ka mundësi zgjedhje në këtë proces”, tha ai në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1.

Shehi theksoi se shqiptarët sot kanë parti alternative dhe se nuk duhet të provojnë të njëjtët njerëz sepse do të ketë të njëjtin rezultat dhe po të njëjta probleme.

“Vetëm në 11  maji të gjithë shqiptarët janë të barabartë. Mos e shpërdoroni votën sepse në datën 12 do të gdhiheni serish ashtu si më parë, ca fukarenj, ca pasanik, ca të ditur dhe ca të paditur. Mos e shisni votën, mendohuni ku e keni hedhur me vite dhe çfarë ju ka ndryshuar”, u shpreh ai.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading