Tre burgime të përjetshme për vrasësin e grave, Prokuroria e Tiranës shpall pretencën për Dan Hutrën

0
image

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për Dan Hutrën.

Prokurori Enklid Gjini kërkoi tre dënime të përjetshme për Hutrën për akuzën e vrasjes së tre grave, konkretisht dënim i përjetshëm u kërkua për vrasjen e Mevlute Sadike, një tjetër për vrasjen e Hasime Datkut dhe po ashtu për vrasjen e Etleva Kurtit.

Për tre plagosjet, për të cilat prokuroria tha se janë vrasje të ngelura në tentativë, prokuroria kërkoi 35 vite burg për vrasjes e ngelur në tentativë të Elena Hysës, 35 vite të tjera për vrasjen e ngelur në tentativë Kujtime Hysës dhe 30 vite burg për vrasjen e ngelur në tentativë të Marjona Gurakuqit.

Prokurori i kërkoi gjykatës që Dan Hutra të dënohet edhe me pesë vite burgim për akuzën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen, 7 vite burgim për mbajtjen e armëve pa leje dhe 3 vite burgim për prodhim të armëve të ftohtë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, pretenca u shpall dje, ku në seancë i akuzuari përfaqësohej nga një avokat i caktuar nga shteti. Gjykata i ka lënë kohë të përgatisë mbrojtjen dhe caktoi seancën e radhës në 14 maj, ora 09:30.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading