Shqipëria, një hap më pranë Europës, Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit në Lushnjë, në Kukës materialet zgjedhore shpërndahen me mushkë
Në një nga pamjet më të pazakonta të zgjedhjeve parlamentare të këtij viti, në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë, një dollap i vjetër është përdorur si dhomë e fshehtë votimi.
Kjo situatë, që ka tërhequr vëmendjen e votuesve dhe mediave, pasqyron sfidat infrastrukturore me të cilat përballen ende disa zona rurale në vend gjatë organizimit të proceseve zgjedhore. Megjithatë, pavarësisht mungesave të kushteve standarde, votimi në këtë qendër po zhvillohet normalisht.
Autoritetet zgjedhore ende nuk kanë dhënë një koment zyrtar për këtë rast, ndërsa qytetarët kanë vijuar ushtrimin e të drejtës së votës edhe në këto kushte të pazakonta.
Ndërsa n ë zonën malore të Zapodit, Bashkia Kukës, fletët e votimit janë transportuar drejt qendrave të votimit me mushka.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, shihet se një mushkë është ngarkuar më materiale zgjedhore, në një terren të vështirë malor për të dërguar materialet zgjedhore në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bele.
