Përplaset kur po kalonte trafikndarëset në këmbë, i riu humb jetën tek Unaza e Madhe në Tiranë

0
image

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme. Një i ri ka humbur jetën në Unazën e Madhe, pranë Paskuqanit pasi dyshohet se ka qenë duke kaluar trafikndarëset në këmbë.

I riu ende i paidentifikuar dyshohet se është përplasur nga një makinë në lëvizje.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë konstatuar vdekjen e të riut.

Trupi i të riut është larguar nga vendngjarja, por ende nuk dihet identiteti i tij dhe as rrethanat e qarta.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading