Kërkoi lirinë me anë të garancisë pasurore, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Erion Veliajn

0
image

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit kishte kërkuar lirimin nga qelia në këmbimit të garancisë pasurore, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Apeli.

Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit që prej datës 10 shkurt, pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash. Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses.

Seanca e sotme në Apel erdhi pas ankimit të vendimit të 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të vijojë masën e sigurisë, duke pranuar raportin periodik të SPAK mbi ecurinë e hetimeve.

Paralelisht, kryebashkiaku ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë kundër masës së sigurisë, por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit apo trupa gjykuese që do ta shqyrtojë çështjen

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading