Përleshja me thikë në mes të Tiranës, autorit i gjendet një kallashnikov floriri 

0
image

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mes një 45-vjeçari dhe një 38-vjeçari në Rrugën e Kavajës në kryeqytet ditwn e djeshme. Ky konflikt  ka rrezikuar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja më të rënda, por është neutralizuar në kohë nga Policia e Tiranës.

45-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë një 38-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa më pas ka tentuar të fshehë armët që mbante pa leje.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është arrestuar pak orë më vonë, ndërkohë që policia ka sekuestruar një kallashnikov dhe thikën e përdorur në sulm, të cilat ishin fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi: F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.  Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen”, njofton policia. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading