Kriza ushqimore në Gaza.Protesta në Izrael, kërkohet përfundimi i luftës!  

0
image

Një turmë e madhe marshoi sot nëpër Sakhnin, një qytet me shumicë palestineze në Izraelin verior, duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza. 

Protestuesit, shumë prej të cilëve ishin qytetarë palestinezë të Izraelit, ngritën fotografi të palestinezëve të dobësuar në Gaza, si dhe pankarta me slogane të tilla si “Ushqim, Ujë, Drejtësi – Jo Bomba!” dhe “Ne Qëndrojmë Së Bashku Kundër Urisë”. 

Edhe pse qytetet izraelite kanë parë protesta të shumta kundër luftës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor dhe përgjigja shkatërruese e Izraelit, shumica janë përqendruar te pengjet e mbajtura në Gaza.  

Në Sakhnin, protestuesit erdhën për të ngritur zërin e tyre kundër dhunës izraelite ndaj palestinezëve, qoftë në Gaza apo në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. 

Protestuesit goditën tenxhere, tiganë dhe daulle ndërsa këndonin. Shumë prej tyre mbanin veshur keffiye të zezë dhe të bardhë, një simbol i identitetit kombëtar palestinez. 

Kujtojmë se më herët këtë javë, më shumë se 100 organizata ndërkombëtare humanitare i bënë thirrje Izraelit të ndërpresë bllokadën e Gazës, të rivendosë furnizimin e plotë me ushqim, ujë të pastër dhe furnizime mjekësore në enklavë dhe të bjerë dakord për një armëpushim. Në një deklaratë të përbashkët, 111 agjencitë paralajmëruan se furnizimet në enklavë tani janë “plotësisht të shteruara”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading