“Mute tani… por kur të flas do shpërthejë gjithçka” – paralajmërimi i frikshëm i Erion Veliajt për Edi Ramën
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, edhe pse i arrestuar dhe nën hetim nga SPAK, vijon të komunikojë me qytetarët përmes TikTok-ut – pikërisht në platformën që kryeministri Rama e ka quajtur “të dëmshme”.
Në videon e fundit, Veliaj shfaqet i tensionuar, duke thënë:
“Pse s’po flet? Kam shtypur ‘mute’, se s’të duroj më. Kur të flas, do jetë lajm i madh.”
Ky mesazh i koduar shihet si një paralajmërim i fortë se Veliaj mund të rrëfehet për aferat që implikojnë drejtues të lartë të PS-së. Burime nga kampi i tij konfirmojnë se ai është i vendosur të mos “bjerë vetëm”.
Shënjestra: Rama dhe të besuarit e tij
Veliaj, i promovuar nga Rama si “fytyra e re” e PS-së, sot duket i braktisur nga i njëjti sistem që e ngriti. Nga qelia në Durrës, ai ka deklaruar përmes miqve se ndodhet nën “tirani speciale”, se ndaj tij po bëhet një “eliminim politik” dhe se pas kësaj fushate qëndron jo vetëm SPAK, por edhe vetë strukturat më të larta të PS-së.
Në biseda të regjistruara me vëllain, Veliaj ka kërcënuar ministrin Ulsi Manja, duke e quajtur “qelbësirë” dhe duke thënë se do ta shkrinte “për shtatë breza”. Ai është shprehur gjithashtu se në burg e kanë futur me të dënuar me mbi 100 vite, duke e konsideruar si “rrezik për jetën”.
Një Veliaj tjetër
Në kontrast të plotë me imazhin e dikurshëm të “djalit që mbillte pemë” dhe qeshte para kamerave, sot shfaqet një Veliaj i dëshpëruar, i tensionuar dhe i vendosur për të goditur ata që e lanë vetëm. Burime të afërta thonë se ai mban në dorë dokumente të rëndësishme që, nëse publikohen, mund të godasin jo vetëm disa ministra, por edhe vetë kryeministrin Rama.
Çfarë pritet?
Tashmë mbetet të shihet nëse mesazhet e tij në TikTok janë thjesht një shpërthim nervash nga izolimi, apo paralajmërimi i parë i një “rrëfimi të madh” që mund të tronditë themelet e PS-së.
Një gjë është e sigurt: Veliaj nuk duket i gatshëm të mbyllë karrierën politike në heshtje.