Starton gara për universitetet! Maturantët “dynden” drejt ekonomisë dhe drejtësisë, mësuesia në krizë të thellë
Ekonomia dhe Drejtësia kanë shënuar rritje të kërkesave nga të rinjtë. Por dëshpëruese duket situata në degët e mësuesisë në Universitetin e Tiranës. Rektori pranon se në Fakultetin e Shkencave të Natyrës këtë vit ka patur 600 aplikime më pak.
Numër shumë të ulët studentesh pritet të ketë edhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja por dhe ai Histori-Filologji në profilin e mësuesisë. Rektori Hoxha thekson nevojën për politika qeveritare për mbështetjen e profesionit të mësuesit.
Më shpalljen e fituesve në universitete, më 29 gusht nis raundi i parë i regjistrimeve në universitete, i cili do të jetë i ndarë në 7 faza 48 orëshe. Ky proces do të vijojë dy javë, për të vijuar më pas raundi i dytë për plotësimin e kuotave të mbetura bosh nga lëvizjes të listave.