Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për veprën penale të “falsifikimit zgjedhor” në Qarkun e Durrësit, pas ankesave të depozituara nga Partia Demokratike. 

0
image

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për veprën penale të “falsifikimit zgjedhor” në Qarkun e Durrësit, pas ankesave të depozituara nga Partia Demokratike. Kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, theksoi dje se vijon që të ketë besim se do të jetë në Parlament. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Z. Kalaja u shpreh se ka marrë më tepër se 8.200 vota në zgjedhje, duke thënë se është tjetërsuar vullneti qytetar. Më pas, ai shtoi se për rastin e tij, SPAK ka nisur hetime për veprën penale “falsifikim zgjedhor”. Po ashtu, Kalaja u shpreh se prokurori i SPAK ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Durrësit, pasi vepra penale konsiderohet e lehtë.

Sipas Kalasë, shumë vota të marra nga ai nuk janë numëruar dhe se që kjo të vërtetohet është e lehtë, mjafton të hapen kamerat e KQZ. Në fund, Kalaja paralajmëroi se çështjen do e çojë deri në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar hapjen e gjitha kutive. “Kam dërguar në SPAK një sërë çështjesh, ndër të tjera edhe vendimin e KAS. Prokurori ka pranuar veprën penale të falsifikimit zgjedhor në rastin tim, por se ka thënë se nuk e ka për kompetencë SPAK, sepse futet tek veprat e lehta. Në zgjedhjet e 11 majit kishte shkelje të mëdha. I është vënë detyrë Prokurorisë së Durrësit, që nëse ka indicie për grup të strukturuar kriminal, do të shkojë çështja më tej. Kam çuar edhe Këshillin e Ministrave në SPAK, sepse ka falur gjobat dy ditë përpara zgjedhjeve. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, sipas fakteve, del se është palë me qeverinë. Unë kam marrë më shumë se 8.200 vota. Unë doja që të hapet KZAZ e Shijakut. Jam krenar që fushata ime ka kushtuar vetëm 6 mln të vjetra.

SPAK të hetojë dhe për çështjen e tërmetit. Jam kërcënuar nga bandat e Durrësit për Torren Veneciane. Qeni që të leh nuk të ha, nuk kam pse kam frikë kur them të drejtën. Kruja është dhe historike, nuk ka vetëm tritol. Qytetarët nuk kanë besim që mbrohet vota, unë iu kam thënë që votën do ua mbroj. Gjithçka buron nga vota, ajo duhet mos ë tjetërsohet. Një grup nga qarku Durrës i dha një kandidati 21 mijë vota, aq vota nuk ka marrë as nga kryeministri, këta deputetë sot janë ndihmuar nga bandat. Shumë deputetë do humbasin mandatin se janë zgjedhur nga bandat. Kam besim se do të jem në parlament. Dua që të hapen kutitë, votat janë manipuluar. Unë rikuperova në disa kuti 105 vota. Votat shikohen thjesht fare nëpërmjet videove të KQZ. Është deformuar vullneti i qytetarëve. Unë do kërkoj të drejtën time dhe çështjen do e çoj në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi dje Kalaja.

Situata në PD, reagon Xhaferraj

Nga ana tjetër, dje deputeti në ikje i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe atë që po ndodh në PD pas zgjedhjeve të 11 majit. Xhaferraj u shpreh në një media se kreu i PD Sali Berisha nuk hyri në zgjedhje me qëllim fitimin, por çuarjen përpara të axhendës së tij personale, që tashmë bie ndesh jo vetëm me axhendën e PD, por është kthyer edhe në një problem për shoqërinë shqiptare. Kjo pasi me rezultatin e zgjedhjeve qeveria bëhet me arrogante, që e arsyetoi edhe me sulmin që ndodhi ndaj News24, ndërsa me një opozitë të dobët sipas tij keqqeverisja shkon përpara.

“Të gjithë e prisnin, te dinin që ishin zgjedhje formale. Për mënyrën si u soll PD para zgjedhjeve që nuk u prezantua kurrë si alternativë fituese. Procedurat ankimore janë thjeshtë formalitet. Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ankimon vendimin e 11 majit. Në këto zgjedhje fituan të dy palët, Rama që ka pushtetin dhe Berisha që nuk u fut për fitore, por të çonte para axhendën personale. Ishte një lojë ku fituan të dyja palët nisur nga ajko që kishin në axhendë. Jashtë raportit personal dhe bashkëpunimit 30 vite në PD, ishte fat i keq që axhenda personale e Berishës ishte kundër asaj të PD, tashmë nuk është një problem brenda PD por është bërë një problem i shoqërisë shqiptare sepse me një opozitë të dobët keqqeverisja shkon përpara. Ju ikët që andej dhe erdhën në Prestige, me prestigj, pra qeveria bëhet më arrogante. Edhe elementët brenda PS që duan të jenë zë kritik kur shohin një opozitë të dobët frenohen. Demokratizimi i PD është një problem shoqëror dhe ringritja është një domosdoshmëri e padiskutueshme”, deklaroi Xhaferraj.

Kolegji Zgjedhor vihet në lëvizje pas kërkesës së PD

Ndërkohë Kolegji Zgjedhor ka caktuar dje datën kur do të zhvillohet seanca për të shqyrtuar apelin e Partisë Demokratike dhe koalicionit që ajo drejtoi për të mos njohur rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kështu, seanca në Kolegj do të mbahet në datë 4 shtator ora 10:00. Relatore e seancës do të jetë Lutfije Celami dhe anëtarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza. Seanca e Kolegjit Zgjedhor do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit. Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Rregullator që certifikoi përfundimisht rezultatin zgjedhjeve të 11 majit, me pretendimin se procesi është shoqëruar me shkelje të rënda ligjore dhe parregulls

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading