Talo është vrarë”, vëllai i Nuredin Dumanit tregon sekretet e botës së krimit: U ekzekutua nga vëllezërit Çopja duke ngrënë bukë!

0
image

Duke ngrën bukë, i kanë ardhur nga mbarapa, tek plumb, i kanë rënë mbarap kokës…

Fitim Dumani, vëllai i vogël i Nuredin Dumanit, ka rrëfyer në Podcastin e Flamur Vezajt me detaje dhe emra për vrasjet e vëllait të tij dhe për ngjarje të caktuara, për të cilat Dumani ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Fitimit i cili vetëm pak kohë më parë është liruar nga burgu, deklaroi se vëllai i tij nuk ka qenë “ushtar” i asnjë grupi kriminal, por një vrasës i kontraktuar nga grupe të ndryshme kundrejt pagesës. Sa i takon arrestimit të Nuredinit, Fitim Dumani tregon se vëllai i tij nuk donte të dorëzohej dhe po priste kirurgët nga Tirana për ta operuar, pas pritës që i bëri Suel Çela. Por e gjeti dhe e arrestoi policia përmes telefonit që Çela i kishte dhënë para atentatit. 

Fitimi dha detaje edhe për pritën që Suel Çela i bëri vëllait të tij në bashkëpunim me vëllezërit Çopja. Më tej ai thotë se SPAK po bën “show” dhe çdo gjë e shpërndan me regji.

Pjesë nga intervista:

-Ti thua që Suel Çela e ka dendoncuar Dumanin te policia, por Sueli sikur e kishte paguar për të bërë një ekzekutim?

Vëllai i Dumanit: Suel Çela është dërguar nga Franc Çopja, 500 mijë euro. Nuk ka dasht me u dorëzu ai miku (Nuredin Dumani), ka qenë duke u bërë operim në shtëpi ai. E ka kap policia e shtetit duke ja çuar tjetrit. Ai tjetri është Suel Çela.

-Ti mendon se Suel Çela e ka spiunuar ku është vendnodhja e tij?

Vëllai i Dumanit: Jo unë nuk mendoj, unë e di ngjarjen.

Sule Çela e dinte se ku ishte fshehur Dumani, apo e kishte njoftuar vetë Nuredini?

Vëllai i Dumanit: Po! Pak para se të plagosej, një orë para se të plagosej ka qenë me Suelin, ai.

-Ka qenë me Suelin, te ai atentati që do i bëhej atij në Elbasan, me porosi të Suelit?

Vëllai i Dumanit: Po pra, po ai ishte karremi që do i bëhej atij, atentati, por e vërteta është komplet tjetër.

….

Vëllai i Dumanit: Vëllai im u tradhtua nga i gjithë grupi i vet.

-Kush e qëlloi Suel Çela?

Vëllai i Dumanit: Ka qenë gjithë grupi, kanë qenë 5 makina nuk ka qenë 1.

Nga ana tjetër, Fitimi rrëfen edhe vrasjen e Talo Çelës, duke akuzuar vëllezërit Hajdar e Franc Çopja për ekzekutimin e tij. Sipas vëllait të Dumanit, Talo Çela është vrarë në një restorant duke ngrënë bukë. 

Pjesë nga intervista:

-Po mirë tani, Talo Çela është vrarë thua ti?

Vëllai i Dumanit: Jo them unë, por është vrarë.

-Po trupin e tij di gjë se ku është vendosur apo se ke idenë?

Vëllai i Dumanit: Është zbardh e gjitha ajo, por ju nuk merreni me SPAK-un merreni me këto.

…..

-Kush e vrau Talon?

Vëllai i Dumanit: E kanë vra duke ngrënë bukë

-Kush, shokët që e kanë strehu?

Vëllai i Dumanit: Normalisht kush do e vriste. Dy ditë pasi është arrestu vëlla im. Është vrarë në restorant, po.

-Në restorant në Elbasan apo në Cërrik?

Vëllai i Dumanit: Po në Elbasan, në një restorant.

-Nga kush?

Vëllai i Dumanit: Nga vëllezërit Çopja pra, nga kush! E kanë vrarë duke ngrën bukë. Duke ngrën bukë, i kanë ardhur nga mbarapa, tek plumb, i kanë rënë mbarap kokës.

Në cilin restorant?

Vëllai i Dumanit: Restoranti ishte i vëllezëve Çopja.

Më tej ai flet me siguri se vëllai i tij nuk do të tërhiqet dhe do të vazhdojë me dëshmitë, duke sjellë arrestime të shumta në të ardhmen. Ndërsa vetë nuk ka asnjë mesazh apo ngushëllim për familjet e viktimave të Nuredinit, që sipas tij ka kryer edhe shumë vrasje të tjera.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading