Arrestohet autori i dyshuar i atentatit në Shkodër

0
image

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Shkodrës sot, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri humbi jetën shtetasi Armando Pali dhe mbeti i plagosur Erogen Vaso.

Raportohet se autori i dyshuar u arrestua në tentativë për të ikur në zonën periferike të njohur si “shinat e trenit” në Shkodër. Ngjarja ndodhi pranë shkollës “Kole Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Mësohet se Erogen Vaso, i plagosuri në këtë ngjarje, është vëllai i Denis Brajoviç, një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar më herët për çështje kriminale.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading